Ambasada e SHBA paralajmëron shqiptarët: Mashtrimet me martesat për dokumente përbëjnë krim!

Ambasada e SHBA paralajmëron shqiptarët: Mashtrimet me martesat për dokumente përbëjnë krim!

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë u ka bërë thirrje këtë të dielë, më 21 dhjetor, qytetarëve shqiptarë që të jenë të kujdesshëm ndaj përpjekjeve për të siguruar dokumente emigrimi. Në një postim në rrjetet sociale, Ambasada shkruan se sigurimi përmes martesave të pavërteta, përbën krim dhe bën thirrje që të zgjidhen proceset e ligjshme për sigurimin e dokumenteve. “Mashtrimi për martesë është një krim federal në Shtetet e Bashkuara dhe mund të çojë në dënime serioze. Gjithmonë zgjidhni një proces të ligjshëm emigracioni për të hyrë në vend dhe për të siguruar dokumentacionin e duhur.”, paralajmëron ambasada. Sjellim ndërmend se SHBA-të kanë shtrënguar rregullat sa i përket emigracionit. Madje vetëm pak ditë më parë, presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, pezulloi edhe programin e...