Ambasada e SHBA në Tiranë publikon thirrjen për Programin Fulbright 2027-2028
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka publikuar sot thirrjen për hapjen zyrtare të aplikimeve për Programin Fulbright 2027–2028, një nga programet më prestigjioze të shkëmbimit akademik të financuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit. Në njoftimin e saj, ambasada fton studiues, pedagogë universiteti dhe ekspertë nga institucionet akademike dhe kërkimore në Shqipëri të aplikojnë për programin “Fulbright Visiting Scholar”, i cili ofron mundësi për kërkim shkencor dhe/ose ligjërim në universitete amerikane për një periudhë 3 deri në 6 muaj. “Programet Fulbright 2027-2028 janë zyrtarisht të hapura – bëhuni një nga 300 ish-studentët shqiptarë që kanë marrë pjesë në këtë përvojë që të ndryshon jetën! Programi Fulbright është programi kryesor i shkëmbimit i Departamentit të Shtetit të SHBA, i cili ofron bursa të...
Burimi:
javanews.al