Alarm për mashtrimet me SMS/ Sulme “phishing” në Shqipëri, qytetarët mashtrohen me mesazhe false

Alarm për mashtrimet me SMS/ Sulme “phishing” në Shqipëri, qytetarët mashtrohen me mesazhe false

Gjatë ditëve të fundit në vendin tonë është evidentuar një fushatë mashtrimi online që targeton qytetarët përmes mesazheve SMS, duke u paraqitur në mënyrë të rreme si Policia Rrugore apo Posta Shqiptare. Qytetarët njoftohen për një gjobë të papaguar apo një pako të padorëzuar dhe ftohen të klikojnë në një link që në të vërtetë të çon në një faqe të rreme që imiton një faqe zyrtare, ku përdoruesve u kërkohet të vendosin të dhënat e kartës bankare, të cilat përfundojnë në dorën e mashtruesve. Specialisti i sigurisë kibernetike, Juled Mardodaj thotë: “Format e phishing me mesazhe janë më të përhapurat edhe në botë, jo vetëm te ne. Qëllimi është marrja e të dhënave personale dhe bankare të qytetarëve. Autorët janë kryesisht të huaj”. Nisur...