Alarm nga moti në Gjirokastër: Evakuohen 10 familje

Alarm nga moti në Gjirokastër: Evakuohen 10 familje

Situata pas reshjeve të shiut në qarkun e Gjirokastrës mbetet shqetësuese. Deri në mesditën e kësaj të enjteje, bilanci flet për dhjetë familje të evakuuara, fshatra të tërë të izoluar dhe dëmtime serioze në infrastrukturë. Evakuimet dhe zonat në rrezik Rrëshqitjet e dherave kanë detyruar dhjetë familje të braktisin banesat e tyre për të shmangur tragjeditë. Konkretisht, janë evakuuar dy familje në qytetin e Gjirokastrës, dy në fshatin Labovë, dy në Hoshtevë të Zagorisë dhe katër të tjera në Përmet, të cilat janë akomoduar përkohësisht në konvikt. Në fshatin Nokovë, po punohet me urgjencë për devijimin e ujit që rrezikon shtëpitë. Problemet me qarkullimin dhe izolimi Lëvizja drejt veriut mbetet e vështirë. Në aksin Gjirokastër–Tepelenë, kalimi i mjeteve bëhet vetëm me një korsi në vendin...