Alarm në Europë, zbulohen teste të rreme të COVID-19 dhe gripit

Alarm në Europë, zbulohen teste të rreme të COVID-19 dhe gripit

Autoritetet shëndetësore europiane kanë ngritur alarmin për qarkullimin e testeve të rreme të kombinuara për COVID-19 dhe grip, të cilat mund të japin rezultate të pasakta dhe të përbëjnë rrezik serioz për shëndetin publik. Sipas Euronews, bëhet fjalë për teste që imitojnë produkte origjinale të destinuara për përdorim shtëpiak, por që nuk përmbushin standardet e sigurisë dhe besueshmërisë. Një nga rastet e identifikuara lidhet me teste të prodhuara nga kompania Safecare Biotech, ku një seri e caktuar është konfirmuar si e falsifikuar nga vetë prodhuesi. Alarmimi është bërë fillimisht nga autoritetet në Portugali, të cilat kanë njoftuar institucionet homologe në vende të tjera të Bashkimit Europian. Problemi bëhet edhe më serioz për faktin se ekzistojnë versione origjinale të të njëjtit test me referencë të ngjashme,...