AKU ulet në tryezë me prodhuesit dhe importuesit për cilësinë e bukës dhe miellit, Gjylameti: Siguria ushqimore mbetet prioritet
Siguria e bukës dhe e miellit në treg ishin në fokusin e një tryeze teknike që mblodhi bashkë prodhues, importues dhe institucione shtetërore në Tiranë. Takimi i organizuar nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU), në bashkëpunim me Këshilli Ekonomik Kombëtar (KEK), u mbajt në “Shtëpinë e Biznesit’. Në tryezë, krahas përfaqësuesve të Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit ishin edhe prodhuesit e bukës e të brumërave, si dhe importuesit e miellit. Diskutimi u ndal te mënyrat e reja të inspektimit, certifikimet dhe sfidat që sjell përshtatja me tregun e përbashkët evropian. Qëllimi i tryezës ishte i qartë: rritja e standardeve dhe afrimi i praktikave të punës me ato të Bashkimit Evropian. Gjatë bisedës për zbatimin e ligjit, drejtoresha e përgjithshme e AKU-së, Blerina Gjylameti, foli për rolin e institucionit...
Burimi:
javanews.al