AKU bllokon 4 ton produkte bimore në Tiranë, vendosen edhe gjoba

AKU bllokon 4 ton produkte bimore në Tiranë, vendosen edhe gjoba

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bllokuar rreth 4 ton produkte bimore në një magazinë në Shkozë në Tiranë, pas një denoncimi. Sipas njoftimit të AKU, gjatë kontrollit në subjekt, u konstatuan 3984 kg bimë të thata të miksuara, të ambalazhuara në thasë plastikë, por pa etiketa, pa afat përdorimi dhe pa informacion mbi origjinën apo përbërjen. AKU vendosi masën e bllokimit të menjëhershëm të produktit, si dhe gjobë 200 mijë lekë për shkelje të kërkesave të gjurmueshmërisë. Një tjetër gjobë prej 100 mijë lekësh u vendos për mungesë të sistemit të vetkontrollit. Autoriteti u bën thirrje qytetarëve të denoncojnë çdo shkelje që cenon sigurinë ushqimore. Njoftimi i AKU Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, në kuadër të transparencës njofton se, referuar një denoncimi të ardhur, ka kryer...