Aksi Qafë Plloçë-Qukës i mbyllur përkohësisht, pesë fshatra të bllokuar në Korçë

Aksi Qafë Plloçë-Qukës i mbyllur përkohësisht, pesë fshatra të bllokuar në Korçë

Në qarkun e Korçës situata vijon të jetë e qëndrueshme nga shirat dhe dëbora, ku nuk janë raportuar probleme të reja në asnjë zonë. Situata paraqitet e qëndrueshme dhe po monitorohet në mënyrë të vazhdueshme nga strukturat përgjegjëse. Gjatë ditës së sotme po vijojnë punimet në disa bashki të qarkut. Në Bashkinë Maliq po kryhet forcimi i argjinaturës së lumit Devoll, si dhe pastrimi i dherave në rrugën e fshatit Mesmal. Në Bashkinë Pogradec vijojnë punimet për rehabilitimin e rrugës në fshatin Dunicë, Njësia Administrative Trebinjë. Ndërkohë, në bashkëpunim mes bashkive Devoll dhe Pogradec, është siguruar një mjet i rëndë me zinxhirë, i cili gjatë ditës së sotme do të nisë punën për hapjen e rrugës drejt pesë fshatrave të bllokuara në Njësinë Administrative Dardhas....