Aksi Llogara-Palasë, shpërthim i kontrolluar për ta hapur trasenë e re
Autoriteti Rrugor Shqiptar njoftoi se do të kryejë sot një shpëthim të kontrolluar në aksin Llogara-Palasë, për të bërë të mundur hapjen e trasesë së re. “Në vijim të punimeve për ndërtimin e segmentit rrugor të rrugëve lidhëse të Llogarasë, siç kemi bërë me dije edhe më parë, ditën e sotme, në orën 12:00, 1150 metra nga dalja e tunelit të Llogarasë, në drejtim të Palasës, është parashikuar të kryhet një shpërthim i kontrolluar me sasi të vogla eksplozivi, në funksion të hapjes së trasesë së rrugës, pa penguar trafikun”, thuhet në njoftim. ARRSH njofton se punimet janë koordinuar me Policinë e Shtetit, me qëllim menaxhimin dhe garantimin e sigurisë së qarkullimit të mjeteve gjatë këtij procesi. “Kërkojmë mirëkuptimin e qytetarëve dhe drejtuesve të mjeteve...
Burimi:
javanews.al