Agjencitë ndërkombëtare: Shqipëria e lirë dhe e sigurtë për pushime
Agjencitë ndërkombëtare të udhëtimeve vazhdojnë t’i kushtojnë artikuj vendit tonë, duke e sugjeruar si një destinacion për t’u vizituar gjatë këtij viti, si për bukuritë e tij, ashtu edhe për sigurinë që ofron. Një prej tyre, “Travel Cool Places”, shkruan se Shqipëria konsiderohet një destinacion i sigurtë për turistët në vitin 2026, duke përfshirë si udhëtarët familjarë, ashtu edhe ata që udhëtojnë vetëm. Ndër të tjera, portali i udhëtimeve shkruan në artikull se shqiptarët janë mikpritës dhe vendi është bërë një nga destinacionet e udhëtimit me rritjen më të shpejtë në Evropë. Mbi të gjitha, shumica e vizitorëve përjetojnë një udhëtim të qetë, të këndshëm dhe pa probleme. Gjithashtu, agjencia ndërkombëtare e udhëtimeve shkruan për vendin tonë se, ashtu si për çdo destinacion ndërkombëtar, edhe...
Burimi:
javanews.al