Burimi:
javanews.al
Foto © javanews.al
Adoleshentët konsumojnë alkool/ Mjekët: Vijnë në spital mosha 16-20 vjeç, po helmohen
Kurioziteti për ta provuar, apo si një mënyrë për tu përshtatur më lehtë në shoqëri, po shtynë gjithnjë e më shumë të rinjtë drejt alkoolit dhe konsumimit të substancave narkotike. Ajo që duket e padëmshme në fillim, për shumë të rinjë kthehet gradualisht në një zakon të përditshëm. Sipas Shefit të Shërbimit të Toksikologjisë në QSUT, Andrin Tahiri këto vese po bëhen gjithnjë e më herët pjesë e të rinjëve, që në moshë të mitur. “Mosha më e ulët që kemi hasur është 16 vjeç. Nuk janë aq të formuar sa duhet. Rastet më të shpeshta janë 18–20 vjeç, të cilët shpesh kanë nevojë për asistencë mjekësore. Edhe substancat narkotike, pavarësishtë se janë substanca të kontrolluara dhe ato janë pjesë përbërëse të festave tek të...