Burimi:
javanews.al
Foto © javanews.al
98.65 mln lekë për platformë analitike/ OSHEE drejt Inteligjencës Artificiale: Synohet ulja e gabimeve dhe vendimmarrje më e saktë
OSHEE po hedh një hap të ri drejt dixhitalizimit të operacioneve, duke përdorur Inteligjencën Artificiale si mjet mbështetës për analizën dhe menaxhimin e proceseve të përditshme. Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka hapur një tender për ngritjendhe zbatimin e një platforme të integruar IA, me një fond limit prej 98.65 milionë lekësh. Projekti parashikon krijimin e një “motori inteligjent analitik” që do të përpunojë në mënyrë të vazhdueshme të dhënat e sistemeve operative të OSHEE-së. Platforma do të shërbejë për automatizimin e analizave në procese kritike, si matjet e energjisë, menaxhimi i rrjetit, mirëmbajtja, ndërprerjet dhe ngarkesat, duke synuar rritjen e saktësisë dhe uljen e gabimeve njerëzore. Në thelb, sistemi është konceptuar si një asistent inteligjent për operatorët e OSHEE Group. Inteligjenca Artificiale do...