90% e kantierëve, me shkelje sigurie/ IKMT nis fushatë kontrolli në Tiranë dhe Golem, do shtrihet në gjithë vendin
Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka nisur një fushatë të gjerë kontrolli në kantieret e ndërtimit në Tiranë, ndërsa paralajmëron zgjerimin e saj në gjithë vendin. Deri më tani janë verifikuar 70 objekte në kryeqytet dhe rezultatet tregojnë se rreth 90 për qind e tyre kanë probleme që lidhen me sigurinë teknike. “Puna duhet të fillojë nga siguria në kantiere, për të garantuar jetën e specialistëve dhe punëtorëve. Nëse kemi 150 leje ndërtimi në zhvillim, një qytet si Tirana me afro 1 milion banorë duhet të jetë në harmoni me kushtet teknike dhe standardet e sigurisë”, tha Afrim Qendro, kryeinspektor i Mbrojtjes së Territorit. Kontrollet janë shtrirë edhe në Golem, zonë me intensitet të lartë ndërtimi. Sipas IKMT-së, për çdo kantier me shkelje lihen...
Burimi:
javanews.al