7 muaj pa paga, punëtorët e sigurimit të Bankers Petroleum ngrihen në protestë

7 muaj pa paga, punëtorët e sigurimit të Bankers Petroleum ngrihen në protestë

Dhjetëra punonjës të kompanisë së sigurimit të Bankers Petroleum, “SHPSF Serjani”, janë ngritur në protestë paraditen e sotme, duke kërkuar zgjidhje urgjente për situatën e tyre ekonomike. Sipas protestuesve, prej 7 muajsh ata nuk kanë marrë pagat, duke e kthyer përditshmërinë e rreth 120 punonjësve aktualë në një betejë të vështirë për mbijetesë. Kjo është protesta e katërt brenda 7 muajve, çka sipas tyre tregon se situata nuk ka marrë asnjë zgjidhje konkrete. Protestuesit deklarojnë se janë zhytur në borxhe dhe kredi, pasi mungesa e pagave i ka lënë pa mundësi për të përballuar shpenzimet bazë familjare. Përballë kësaj situate, protestuesit paralajmërojnë se do të vazhdojnë protestat paralelisht me punën, deri në momentin kur problematika e tyre të marrë një zgjidhje përfundimtare.