50 aktivitete në mbarë kryeqytetin, qytetarët e Tiranës festojnë Ditën e Verës
Mbi 50 aktivitete festive u organizuan në Tiranë në kuadër të Dita e Verës. Prej orëve të para të mëngjesit, qindra qytetarë mbushën sheshet dhe rrugët e Tiranës për të shijuar atmosferën festive. Muzika, lojërat për fëmijë, stendat me produkte tradicionale, aktivitetet sportive dhe ekspozitat me piktura ishin vetëm disa nga organizimet që gjallëruan zemrën e kryeqytetit. Në stendat e vendosura përgjatë Bulevardit ‘Dëshmorët e Kombit’ u prezantuan produkte të ndryshme artizanale, të cilat tërhoqën interesin e qytetarëve dhe turistëve. “Më shumë të huaj që kanë interes, shqiptarët më pak. Nga Italia dhe Holanda. Kam 44 vite që e ushtroj këtë zanat. Në fillim kam punuar me sixhade”,- tha artizania Lindita Binaj. Qytetarët përcollën njëzëri urimet për një stinë të mbarë. “Gëzuar Ditën e Verës...
Burimi:
javanews.al