447 të burgosur përfitojnë nga amnistia, por për shkak të kritereve do lirohen vetëm 4 të mitur dhe 9 gra
Megjithëse në relacionin shpjegues për amnistinë të aprovuar nga qeveria, përmendet se projektligji ka në vëmendje të veçantë gratë dhe të miturit, faktikisht rezulton se kjo kategori do të përfitojë më pak krahasuar me të burgosurit e tjerë. Do të lirohen vetëm 4 fëmijë dhe vetëm 9 gra nga 447 të dënuar që siç është pranuar zyrtarisht do të lirohen, pasi projektligji i amnistisë 2025 u miratua dhe kaloi për diskutim në komisionet parlamentare. 5 janë gra që përfitojnë ulje dënimi dhe 2 fëmijë nga 853 të burgosur të tjerë që do tu zbritet dënimi Në institutin e të miturve në Kavajë mbahen 27 fëmijë, më i madhi 18 vjeç. ata janë për vepra të rënda duke nisur nga grabitjet me dhunë, vrasje dhe plagosje...
Burimi:
javanews.al