Burimi:
javanews.al
Foto © javanews.al
42-vjeçari humbi jetën gjatë ndeshjes në kalçeto, mjeku sportiv tregon masat që duhen marrë para çdo loje
Një ngjarje e rëndë u shënua një ditë më parë në Novoselë, ku një 42-vjeçar humbi jetën pasi u godit me top në kraharor gjatë një ndeshjeje kalçetoje. Burri ndërroi jetë gjatë transportimit për në spitalin e Vlorës, ndërsa paraprakisht dyshohet se ka pësuar atak kardiak. I ftuar në një intervistë për Report Tv, mjeku sportiv Mel Ostreni shpjegoi se raste të tilla janë të njohura dhe të dokumentuara në literaturën mjekësore botërore, madje ndodhin edhe te persona që nuk kanë probleme të mëparshme me zemrën. Sipas tij, një goditje e fortë e topit në kraharor mund të shkaktojë atë që quhet “tronditja e zemrës”, një ndërprerje e sinjalit elektrik që bën tkurrjen e saj. Në këto raste, zemra del jashtë funksionit, nuk pompon gjakun...