25 kilometra trafik/ Pamje me dron nga qarkullimi i bllokuar në rrugët e Dajtit të zbardhur nga dëbora

25 kilometra trafik/ Pamje me dron nga qarkullimi i bllokuar në rrugët e Dajtit të zbardhur nga dëbora

Dajti i zbardhur nga reshjet e dëborës është kthyer në destinacion edhe më tërheqës për banorët e Tiranës këtë fundjavë. Për shkak të fluksit të lartë të vizitorëve, rrugët që të çojnë në malin e kryeqytetit janë të bllokuara thuajse plotësisht nga trafiku kilometrik. Jo vetëm udhëtimi drejt malit të zbardhur nga dëbora, por edhe kthimi pas vizitës është një fazë sfilitëse për turistët kryeqytetas. Fotografi dhe operatori i njohur në rrjetet sociale, Erald Halili, ka shpërndarë disa pamje të realizuara me dron të trafikut kilometrik që u krijua ditën e sotme në rrugët e malit të Dajtit, pas dyndjes së mijëra vizitorëve për të kaluar fundjavën në destinacionin piktoresk të zbardhur nga dëbora në Tiranë. Në video, Halili informon se autokolona e krijuar nga...