2.2 milionë shqiptarë jetojnë në botë/ Zaloshnja: Dekadën e fundit, shumë fëmijë të lindur jashtë vendit janë regjistruar në Shqipëri

2.2 milionë shqiptarë jetojnë në botë/ Zaloshnja: Dekadën e fundit, shumë fëmijë të lindur jashtë vendit janë regjistruar në Shqipëri

Diaspora shqiptare përllogaritet në 2.2 milionë shtetas gjatë vitit 2025. Instituti i Statistikave ka publikuar raportin “Diaspora e Shqipërisë” ku është përllogaritur popullsia shqiptare që jeton jashtë vendit dhe rezulton se Italia dhe Greqia kanë numrin më të lartë të emigrantëve ndjekur nga Gjermania Franca dhe Mbretëria e Bashkuar. Të dhënat tregojnë se Italia dhe Greqia janë qendra kryesore të stabilizimit afatgjatë të emigrantëve shqiptarë. Në një intervistë në “Newsroom” në ABC News, Eduard Zaloshnja tha se sot që flasim, 9 % e shtetasve shqiptarë që figurojnë në gjendjen civile kanë lindur jashtë Shqipërisë. “Nga 1990 deri më sot kemi pas largime. Por një pjesë tjetër janë fëmijët e shqiptarëve të larguar që kanë lindur jashtë vendit. Por liberalizimi i vizave në Shqipëri është bërë...