15-vjeçari nga Cërriku merr medalje ari në SHBA, i pari në botë në olimpiadën e matematikës

15-vjeçari nga Cërriku merr medalje ari në SHBA, i pari në botë në olimpiadën e matematikës

Nga Cërriku drejt Shtetet e Bashkuara të Amerikës, një histori suksesi që frymëzon dhe jep shpresë. Loris Qosja, një djalë i rritur me punë, sakrificë dhe ëndrra të mëdha, ka arritur të fitojë Medaljen e Artë në Olimpiadën e Matematikës, duke ngritur lart emrin e Shqipërisë. Pas këtij suksesi të jashtëzakonshëm qëndron edhe një histori njerëzore prekëse: një nënë e thjeshtë dhe punëtore, Klodi Qose, e cila i ka dhënë forcën më të madhe djalit të saj, besimin. Një mbështetje e heshtur, por vendimtare, që ka ndërtuar themelet e këtij triumfi. Kjo është dëshmi e qartë se kur puna, përkushtimi dhe mbështetja e familjes bashkohen, ëndrrat nuk mbeten ëndrra bëhen realitet. Në Olimpiadën Botërore ‘Neo Science’, e zhvilluar në Orlando, SHBA, në periudhën 9–16 janar...