13-vjeçarja ‘e lindur’ për Parlament? Nxënësja nga Elbasani që u bë virale me fjalimin e saj në Kuvend!

13-vjeçarja ‘e lindur’ për Parlament? Nxënësja nga Elbasani që u bë virale me fjalimin e saj në Kuvend!

Ambra Alimeti, që nga dita e premte është 13-vjeçarja më e njohur në vend. Me fjalimin dhe e saj  në parlament  nxënësja e shkollës 9 vjeçare “Abdyl Paralloi” në Elbasan, mahniti politikanët shqiptarë. E në fund njëzëri  me  ngritjen e kartonit  jeshil Ambra mes më të mirëve u  zgjodh si Nënkryetarja e Parlamentit të Nxënësve. Gazetarja: Kush ta bëri fjalimin? “Në fakt fjalimi ishte komplet ideja ime, ishte i shkruar nga vetë unë. Por sigurisht kërkova mbështetjen e mësuesve për një redaktim dhe së bashku zëvendësuam disa fjalë”, u shpreh Ambra. Gazetarja: Si u ndjeve kur mbajte një fjalim para politikanë të Kuvendit të Shqipërisë? “Pashë që reagimet ishin disi të habitura dhe të qeshura, por brenda meje më dukej sikur nuk po bëja gjënë...