13 të martat e Shenjta/ Plani i masave për sigurinë e besimtarëve në pelegrinazhin e Shna Ndout
Këtë të martë ka nisur pelegrinazhi 13-javor në Kishën e Shna Ndout në Laç, një nga vendet më të rëndësishme të besimit katolik në Shqipëri. Që në orët e para të mëngjesit, qindra besimtarë nga qytete të ndryshme të vendit, por edhe nga trojet shqiptare, iu drejtuan kishës në kodrën e Laçit për të kryer lutjet e tyre për shëndet, paqe dhe mbarësi në familje. Si çdo vit, pelegrinazhi do të zhvillohet çdo të martë për 13 javë radhazi, duke mbledhur mijëra pelegrinë. Paralelisht me nisjen e pelegrinazhit, Policia e Lezhës dhe ajo e Kurbinit kanë hartuar një plan të posaçëm masash për të garantuar rendin dhe sigurinë gjatë zhvillimit të tij. Sipas njoftimit zyrtar, objektivat kryesore të këtij plani janë parandalimi i ngjarjeve kriminale,...
Burimi:
javanews.al