113 vjet Policia e Shtetit/ Homazhe për Dëshmorët, Proda: Sakrifica e efektivëve të rënë, motivi më i madh i punës tonë

113 vjet Policia e Shtetit/ Homazhe për Dëshmorët, Proda: Sakrifica e efektivëve të rënë, motivi më i madh i punës tonë

Me rastin e 113-vjetorit të krijimit të Policisë së Shtetit, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ilir Proda, së bashku me Zëvendësministrin e Brendshëm, Xhemal Qefalia dhe me familjarë të Dëshmorëve të Policisë, vendosën kurora me lule, në memorialin përkujtimor të Dëshmorëve të Policisë së Shtetit, të rënë në krye ose për shkak të detyrës. Proda shprehu mirënjohjen e pakufishme dhe ndërimet më të larta, për veprën e Dëshmorëve të Policisë së Shtetit, njëkohësisht Dëshmorë të Atdheut, gjaku i të cilëve qëndron në flamurin kombëtar dhe në themelet e kombit. Në fjalën e tij gjatë ceremonisë, Proda deklaroi se sakrifica sublime dhe emir I çdo polici të rënë në krye të detyrës janë motive të forta për atë Policinë e Shtetit që të ruajë...