1-vjetori i ndarjes nga jeta të Kryepeshkopit Anastas, Kryepeshkopi Joani: Trashëgimia e tij është e gjallë mes nesh
Në Katedralen “Ngjallja e Krishtit” u kremtua këtë të dielë XV të Llukait dhe ditën e nderimit të Hierarkut të Madh, Shën Grigor Theologut, Shërbesa e Mëngjesores dhe Liturgjia Hyjnore, me rastin e përkujtimit të Kryepiskopit të lumur Anastas. Shërbesat e Shenjta u drejtuan nga Fortlumturia e Tij, Kryepiskopi Joan, i shoqëruar nga Mitropoliti i Gjermanisë Qendrore, Hirësi Isaaku, si dhe nga të gjithë anëtarët e Sinodit të Shenjtë të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë: Mitropoliti i Fierit, Hirësi Nikolla; Mitropoliti i Elbasanit, Hirësi Andoni; Mitropoliti i Gjirokastrës, Hirësi Nathanaili; Mitropoliti i Beratit, Hirësi Asti; dhe Mitropoliti i Korçës, Hirësi Anastasi. I pranishëm ishte gjithashtu Mitropoliti i Akaias, Hirësi Athanasi, i cili u lut së bashku me mitropolitët, si dhe klerikë të shumtë nga Shqipëria...
Burimi:
javanews.al