“S’më lënë të promovoj librin”/ Anëtari i “Bandës së Babagjyshëve” ankohet në Instagram

“S’më lënë të promovoj librin”/ Anëtari i “Bandës së Babagjyshëve” ankohet në Instagram

Pas arratisjes së një dite më parë nga Spitali Rajonal i Durrësit të të burgosurit Altin Ndoci, një tjetër “incident” është shënuar në burgun e sigurisë së lartë të Burrelit. Bëhet fjalë për një audioregjistrim i një prej të dënuarve që vuajnë dënimin në këtë burg. Në profilin e Instagramit të të dënuarit Fatmir Pjetri i dënuar si pjesë e bandës së babagjyshëve, ka publikuar një audioregjistrim në të cilin hedh akuza ndaj drejtorisë së përgjithshme të burgjeve. Në audioregjistrimin, Pjetri thekson se po diskriminohet përsa i përket librit që ka shkruar. Sipas tij, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve nuk e ka lejuar të promovojë librin “Jetë e guximshme”, pasi përmban akte dhune. Vetëm pak minuta pas publikimit të audioregjistrimit në rrjetin social Instagram që...