Smart City”/ 140 milionë dollarë borxh, për një projekt me pikëpyetje mbi privatësinë

Smart City”/ 140 milionë dollarë borxh, për një projekt me pikëpyetje mbi privatësinë

Nga Esmeralda Topi Kur projekti “Smart City” u bë publik, ai u prezantua si një hap drejt modernizimit të sigurisë dhe menaxhimit urban. Kamerat inteligjente, analizimi i të dhënave dhe përdorimi i teknologjisë së avancuar u përshkruan si mjete për një qytet më të sigurt. Por ndërsa projekti avancon, pyetjet për transparencën, mbrojtjen e të dhënave personale dhe kostot mbeten të hapura.“Smart City” përfshin sigurimin dhe instalimin e platformave të inteligjencës artificiale për menaxhimin e qytetit dhe trafikut, përveç një qendre të avancuar kontrolli.Projekti me kosto 140 milionë dollarë parashikon ngritjen e një sistemi monitorimi përmes instalimit të rreth 5 mijë kamerave në qytetet më të mëdha të vendit. Pjesë e tij janë dhe 3 mijë kamera trupore për punonjësit e policisë së shtetit.KE: “Përgjegjësia është...