Skënder Hita në krye të Policisë së Shtetit, publikohet vendimi zyrtar për drejtuesin e ri të forcave të rendit
Skënder Hita u emërua sot Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, ndërsa është bërë publik edhe vendimi zyrtar. Sipas vendimit që mban firmën e kryeminsitrit Edi Rama, Hita u emërua në detyrë në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 56, pikat 1 e 2, e 85, pika 10, të ligjit nr.82/2024, “Për Policinë e Shtetit”, me propozimin e ministrit të Punëve të Brendshme, Këshilli i Ministrave. Sakaq, ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”. VENDIM PËR EMËRIMIN E DREJTORIT TË PËRGJITHSHËM TË POLICISË SË SHTETIT Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 56, pikat 1 e 2, e 85, pika 10, të ligjit nr.82/2024, “Për Policinë e Shtetit”, me propozimin e ministrit të Punëve...
Burimi:
ntv.al