Skemë mashtrimi në kryeqytet/ Çifti merr makina me qira dhe nuk i kthen, merret nën procedim
Një burrë dhe një grua po hetohen së fundmi, pas denoncimit të depozituar nga pronari i një kompanie të mjeteve me qira, se e kishin mashtruar duke mos ia kthyer dy mjetet për të cilat kishin nënshkruar kontratë. Ngjarja ka ndodhur në Pogradec dhe të dyshuarit janë 53 dhe 48 vjeç, banues të dy në Tiranë. “Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit I. M., 53 vjeç dhe S. T., 48 vjeçe, banues në Tiranë, për veprën penale “mashtrimi”, pasi i kanë marrë me qira dy automjete, shtetasit D. Y., dhe nuk ia kanë kthyer atij, sipas kontratës”, bëri me dije policia vendore zyrtarisht ditën e sotme. Pas veprimeve paraprake hetimore dhe marrjes në pyetje, hetimet...