Skema e re/ Jo bonus vetëm kur lind, por pagesa të përmuajshme për 5 vite
Çiftet shqiptare që kanë ose presin të kenë fëmijë nuk do të përfitojnë më një pagesë të vetme, si në skemën e vitit të kaluar, por pagesa mujore deri në momentin që fëmija të mbushë 5 vjeç. “Skema i bashkohet modelit të Europës kontinentale dhe politikave që nxisin familjen. Megjithatë, po përsërisim gabimin duke ndërtuar një program të ri pa u bazuar te të dhënat. Duhej të kishim analizuar efektet e skemës së mëparshme dhe të kuptonim pse shifrat tregojnë se nuk kemi rritje të lindshmërisë. Vetëm kështu mund të kuptonim se çfarë e ka shkaktuar rënien”, tha Erisa Dhamo, sociologe. Për fëmijën e parë, pagesa do të jetë 5 mijë lekë në muaj. Për fëmijën e dytë, 7 mijë lekë në muaj, ndërsa për...
Burimi:
sot.com.al