SKEMA E MASHTRIMIT – “Jemi miqtë e Toninit”, si i zhvati grupi i Florian Gjergjit 40 mijë euro biznesmenit shkodran

SKEMA E MASHTRIMIT – “Jemi miqtë e Toninit”, si i zhvati grupi i Florian Gjergjit 40 mijë euro biznesmenit shkodran

Grupi prej pesë personash që mashtruan një biznesmen nga Shkodra, tre prej të cilëve janë arrestuar, dyshohet se janë pjesë e grupit të të shumëkërkuarit për mashtrim, Florian Gjergji.Raportohet se të dielën, policia arrestoi Krenar Toromenin, Ilia Gjinin dhe Artur Lecinin. Sipas hetimeve, ata kanë kontaktuar biznesmenin përmes aplikacionit Viber, duke përdorur një numër të paregjistruar, dhe janë prezantuar si miq të ngushtë të Tonin Marinajt, kryetarit të Bashkisë Malësi e Madhe.Të arrestuarit i kanë kërkuar biznesmenit shumën prej 40 mijë eurosh, me pretendimin se do t’ia dorëzonin Marinajt dhe se paratë do t’i ktheheshin brenda pak ditësh. Sipas deklarimit të biznesmenit, ai ua ka dhënë paratë me mirëbesim.Në mbrëmje, pasi ka kontaktuar vetë Tonin Marinajn për ta pyetur nëse i kishte marrë paratë, biznesmeni...