Skandali me ‘0900’ në Kuvend/ Çfarë fshihet pas këtyre numrave?

Skandali me ‘0900’ në Kuvend/ Çfarë fshihet pas këtyre numrave?

Një debat i ashpër është shënuar në Kuvend ditën e djeshme (5 mars) mes mazhorancës dhe opozitës, pasi kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, i është drejtuar deputetes së PD-së, Albana Vokshi, me shprehjen: “për ty Albana kam numrin 0900”. Deklarata erdhi gjatë diskutimeve për çështjen e integrimit europian dhe debatit mbi veton në procesin e zgjerimit të BE-së. Balla tha se mazhoranca nuk kishte pasur mundësi të konsultohej me opozitën për këtë çështje, duke përdorur një koment ironik. “Rama po thotë dhe ka thënë disa herë që ne pranojmë të futemi në BE edhe pa të drejtë vetoje, nuk e duam veton. Thamë t’ju pyesnim juve njëherë, por nuk kishim kohë. Realisht nuk kishim një numër telefoni tuajin që t’ju merrnim dhe...