Skandali i AKSHI-t/ Prokuroria e Tiranës shpall në kërkim kushëririn e Ergys Agasit, Eno Agasi zhduk verën miliona euro

Skandali i AKSHI-t/ Prokuroria e Tiranës shpall në kërkim kushëririn e Ergys Agasit, Eno Agasi zhduk verën miliona euro

Prokuroria e Tiranës ka shpallur në kërkim Eno Agasin, i cili është djali i xhaxhait të Ergys Agasit. Urdhër arresti është dhënë nga prokurori Bledar Valikaj. Mësohet se Eno Agasi ka hequr verën miliona euro e zbuluar në kantinën e Ergys Agasit. Lala bën me dije se pasi ishte bërë inventari, vera ishte lënë në kantinë pasi s’mund të transportohej natën nga doganat. Por më pas kur kanë shkuar të nesërmen për ta marrë, vera ishte hequr. Ndërkohë, vetë biznesmeni Ergys Agasi është në kërkim, pasi akuzohet nga SPAK se krijoji bashkë me Ermal Beqirajn, një grup të strukturuar kriminal për manipulimin e tenderave të AKSHI-it, duke përdorur dhunë dhe pengmarrje. Dy biznesmenët Ergys Agasi dhe Ermal Beqiri, akuzohen nga SPAK për 6 vepra penale: pastrim parash, shkelje...