Skandal seksual, anëtari i KLP i çon nga zyra foto të organit gjenital denoncueses
Rasti i publikuar sot në emisionin “Stop” paraqet historinë e një qytetareje nga Tirana, e identifikuar si R.M, e cila pretendon, se është përballur me padrejtësi të rënda nga sistemi i drejtësisë. Sipas saj, ngjarja nis rreth dy vite më parë, kur ajo dhunohet nga ish-partneri. Si pasojë e dhunës, ajo humb edhe fëmijën, që priste, pasi ishte disa muajshe shtatzënë. Për shkak të gjendjes së rënduar fizike dhe psikologjike, R.M nuk e denoncoi menjëherë dhunuesin. Ndërkohë, ky i fundit, për t’i paraprirë një hetimi ndaj tij, bën një kallëzim në Prokurorinë e Tiranës, duke e akuzuar zonjën për përndjekje. Çështja merret në shqyrtim nga prokurorja Rovena Zoto. R.M deklaron, se nuk është vënë në dijeni për këtë procedim për rreth 9 muaj dhe e...
Burimi:
opinion.al