Skandal pranë terminalit/ 24-vjeçari kapet me armë dhe municion

Skandal pranë terminalit/ 24-vjeçari kapet me armë dhe municion

Njoftimi i policisë: Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Luggage”. Transportonte me valixhe, një kallashnikov me municion, me qëllim shitjen, kapet në afërsi të terminalit të autobusëve, në rrugën “Kastriotët”, 24-vjeçari. Sekuestrohet arma e zjarrit. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, në vijim të punës operative dhe operacionale, me fokus goditjen e posedimit të kundërligjshëm dhe shitjes së armëve të zjarrit, finalizuan operacionin “Luggage”. Si rezultat i ndërhyrjes së menjëhershme, pas informacionit të siguruar në rrugë operative, u kap në flagrancë dhe u vu në pranga, në afërsi të terminalit të autobusëve, në rrugën “Kastriotët”, shtetasi H. M., 24 vjeç, banues në Bathore, i cili mbante në një valixhe udhëtimit, dyshohet me qëllim shitjen, 1 armë zjarri kallashnikov me municion luftarak. Materialet procedurale iu referuan...