Skandal në aksin Librazhd-Prrenjas/ Rruga kombëtare paralizohet nga rrëshqitja e gurëve, kompania zhduket nga terreni
Prej orës 11:00 të paradites, qarkullimi në aksin e rrugës kombëtare Librazhd–Prrenjas është totalisht i bllokuar, duke shkaktuar kaos dhe radhë të gjata automjetesh në të dy drejtimet. Shkak për situatën e rëndë janë bërë rrëshqitjet masive të gurëve, me dhjetëra e qindra metra kub, që kanë rënë mbi trasenë e rrugës në zonën e njohur si “Kthesat e Dragostunjës”. Situata paraqitet alarmante, pasi masat e mëdha shkëmbore kanë pushtuar plotësisht segmentin rrugor, duke e bërë të pamundur kalimin e mjeteve dhe duke rrezikuar seriozisht sigurinë e drejtuesve të automjeteve. Qindra qytetarë kanë mbetur të bllokuar për orë të tëra, në një nga arteriet më të rëndësishme kombëtare që lidh Librazhdin me Juglindjen e Shqipërisë. Në terren ndodhen forca të shtuara të Policisë Rrugore, të...
Burimi:
sot.com.al