S’ka “tym të bardhë” për Erion Veliajn, Apeli i GJKKO-së nuk pranon garancinë pasurore të kryebashkiakut të Tiranës…

S’ka “tym të bardhë” për Erion Veliajn, Apeli i GJKKO-së nuk pranon garancinë pasurore të kryebashkiakut të Tiranës…

Është lënë sërish në qeli kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj. Kreu i Bashkisë së Tiranës kishte ofruar garanci pasurore në përpjekje për të zbutur masën aktuale “arrest me burg”. Megjithatë togat e zeza të Apelit të Gjykatës së Posaçme (GJKKO) kanë vendosur pasditen e kësaj të martë rrëzimin e kërkesës së kryetarit të Bashkisë për zëvendësimin e masës së sigurisë “arrest me burg” me një masë më të butë sigurie. I pranishëm në seancën e ditën së djeshme ka qenë edhe Veliaj. Jashtë ambienteve të SPAK, avokatja e kryebashkiakut, Valentina Teodoresku, deklaroi se akuza nuk ka paraqitur asnjë provë të re në proces. Sipas saj, materialet e paraqitura janë të njëjtat që janë depozituar edhe më herët dhe në dijeninë e saj, nuk ka asnjë...