Situatë e rënduar nga virozat, mjeku paralajmëron qytetarët: Paraqitja e menjëhershme në spital është..
Ndryshimet e shpeshta të temperaturave gjatë muajit Janar kanë rritur ndjeshëm të prekurit nga virozat stinore në Dibër. Sipas mjekut pediatër pranë spitalit rajonal të Dibrës, Filip Cfarku në 24 orë paraqiten në urgjencë rreth 120 persona të prekur nga virozat e stinës. Sipas Cfarkut 50 raste paraqiten në urgjencën e pediatrisë dhe 70 raste në urgjencën e të rriturve. Mjeku pediatër shprehet se numri është i lartë krahasuar me vitet e kaluara, ndërsa pritet që kurba e infektimeve të ulet në muajin Shkurt. Nga ana tjetër, mjeku pediatër thotë se prindërit gabojnë në dy raste gjatë prekjes së fëmijës nga virozat stinore. Sipas tij paraqitja direkt në spitalin rajonal sapo nisin shenjat e virozës dhe mbajtja shumë gjatë e fëmijës me temperaturë në shtëpi...
Burimi:
sot.com.al