Situatë alarmante në Librazhd–Qafë Thanë, rrëshqitja e dheut bllokon rrugën, banorët ecin 2 km në këmbë

Situatë alarmante në Librazhd–Qafë Thanë, rrëshqitja e dheut bllokon rrugën, banorët ecin 2 km në këmbë

Situata në aksin rrugor Librazhd–Qafë Thanë vijon të mbetet kritike, pasi rrëshqitja masive e dheut ka bllokuar plotësisht qarkullimin dhe ka krijuar rrezik të lartë për shembje të mëtejshme të rrugës. Nga raportimet në terren bëhet me dije se kalimi është i pamundur jo vetëm për mjetet e transportit të rëndë dhe automjetet private, por edhe për autoambulancat dhe zjarrfikëset, duke izoluar tërësisht zonën. Perimetri i sigurisë është zgjeruar për shkak të rrezikut të shtuar, ndërsa autoritetet paralajmërojnë se lëvizja e dheut vijon. Bllokimi ka shkaktuar vështirësi të mëdha për banorët. Shumë prej tyre janë detyruar të përshkojnë në këmbë rreth 2 kilometra në kushte të ftohta, për të kaluar nga njëra anë e rrugës në tjetrën, ku i presin familjarët me mjete. Mes tyre...