Situata nga moti i keq në qarkun e Shkodrës, lumenjtë nën kuotat kritike
Situata hidrologjike në territorin e Bashkisë Shkodër paraqitet e qëndrueshme dhe nën monitorim të vazhdueshëm, pa banesa të përmbytura. Nivelet e lumenjve Buna dhe Drin mbeten nën kuotat kritike, me Hidrovoret që punojnë në kapacitet të plotë dhe furnizimin me energji elektrike të siguruar. Prania e ujit është e kufizuar kryesisht në tokat bujqësore, rreth 945 ha, të shpërndara në njësitë administrative Dajç, Velipojë, Ana e Malit dhe Bërdicë. Në Obot, uji gjendet vetëm në oborre, pa depërtuar në banesa. Qarkullimi i mjeteve është i garantuar me përjashtim të zonave ku rruga është e ndikuar nga ngritja e ujit. Autoritetet e emergjencave civile dhe strukturat përgjegjëse vijojnë monitorimin e vazhdueshëm në terren për të garantuar sigurinë e qytetarëve dhe menaxhimin e situatës.
Burimi:
opinion.al