Burimi:
ntv.al
Foto © ntv.al
Situata në shkolla alarmante/ Tjeter incident ne Shkodër, pas sherrit me fjalë, i mituri nxjerr thikën
Nuk bëhet më fjalë për sherre të zakonshme mes nxënësve, por për konflikte serioze ku përfshihen edhe armë të ftohta. Përplasjet mes adoleshentëve të shkollave të mesme në Shkodër vijojnë të përsëriten, duke ngritur shqetësime të forta për sigurinë. Një tjetër incident i tillë është regjistruar të premten, kur disa nxënës nga zona e Vau Dejës, pas përfundimit të mësimit, kishin lënë takim për të “sqaruar” konfliktet mes tyre. Ngjarja ka ndodhur pranë vendqëndrimit të furgonëve me të cilët ata udhëtojnë çdo ditë drejt shkollës dhe në kthim. Pamjet video të siguruara tregojnë dy grupe adoleshentësh që fillimisht përplasen me grushte. Por situata përshkallëzohet kur njëri prej tyre shihet duke mbajtur në dorë një thikë. Ai e nxjerr armën e ftohtë, vendos kapuçin e xhaketës...