Burimi:
sot.com.al
Foto © sot.com.al
Situata në Qarkun e Lezhës vijon të jetë problematike, zonat malore pa energji elektrike
Ndërprerja e reshjeve intensive të shiut ka sjellë një përmirësin të situatës në Qarkun Lezhë. Në Bashkinë Lezhë është ndërhyrë për largimin e ujit nga oborret e shkollave dhe disa bodrume pallatesh, aty ku paraqitet e nevojshme. Në Gjadër është rritur niveli i prurjeve të lumit duke përmbytur urën që lidh fshatrat Gramsh dhe Zojz me Gjadrin dhe është dashur ndërhyrja e shërbimeve mbështetëse të bashkisë për pastrimin e mbeturinave që kishin bllokuar urën. Zyra Vendore e Arsimit bën me dije se procesi mësimor po zhvillohet normalisht në të gjitha shkollat. Në Bashkinë Kurbin, niveli i ujit në akset rrugore dhe në kanalet kulluese ka rënë, duke bërë të kalueshme të gjitha rrugët që kishin qenë të bllokuara një ditë më parë. Vijon puna për...