Situata në Qarkun e Korçës nga moti i keq, prishet ura e Prodanit në Kolonjë, dëmtohen disa akse

Situata në Qarkun e Korçës nga moti i keq, prishet ura e Prodanit në Kolonjë, dëmtohen disa akse

Për shkak të motit të keq, disa akse rrugore dhe ura në qarkun e Korçës dhe Kolonjës janë dëmtuar. Kjo ka krijuar vështirësi në qarkullimin e mjeteve dhe rrezik për banorët. Në Kolonjë, ura e Prodanit ka pësuar dëmtime, duke rrezikuar lidhjen mes fshatrave Gjonc dhe Prodan. Në Borovë, rruga nacionale ka dëmtime, dhe qarkullimi po kryhet me një korsi. Në Korçë, aksi Boboshticë – Dardhë ka dëmtime dhe qarkullimi po vijon me një korsi. Në aksin Qafë Plloçë – Qukës, në vendin e quajtur Ura e Golikut, ka shkarje masive dherash, ndërsa po vijon puna e pastrimit. Në rrugën Kakaç – Vërçun, ekipet vijojnë pastrimin e masivit të dherave nga shtrati i rrugës. Në aksin Barmash – Ersekë, në Udenisht Pogradec, përroi ka dalë...