“Sistemi që pi gjakun e qytetarëve”/ Kuvendi, Berisha: Balluku u ka vjedhur shqiptarëve 1.2 mld euro
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, akuzoi në Parlament mazhorancën socialiste se po bllokon drejtësinë, duke refuzuar kërkesën e SPAK për arrestimin e zv/kryeministres Belinda Balluku. Gjatë fjalës së tij, Berisha iu drejtua deputetëve socialistë duke i akuzuar se po mbrojnë korrupsionin, ndërsa theksoi se, sipas tij, Balluku u ka shkaktuar shqiptarëve një dëm prej 1.2 miliardë eurosh. Për të ilustruar, sipas tij, mënyrën se si mazhoranca po mbron korrupsionin dhe po vepron vetëm si zbatuese urdhrash, Berisha solli një shembull nga filozofia, duke cituar mendimin e filozofes gjermane Hannah Arendt. “Sot dua t’ju sjell konstatimin e filozofes gjermane Hannah Arendt. Në vitet ’60, ajo ndoqi gjyqin e Eichmann-it, një nazist që kishte përcjellë miliona hebrenj drejt furrave të djegies. Pas ndjekjes së seancave gjyqësore,...
Burimi:
sot.com.al