Sigurimi i banesës, cilat janë ndërtimet më të riskuara nga fatkeqësitë natyrore
Nisma e qeverisë për të bërë me detyrim sigurimin nga banesat sjell në vëmendje tipologjinë e banesave që kemi në treg. Të dhënat e Censit tregojnë se janë 730 mijë banesa të banuara që mund të jenë potencial për sigurimin nga tërmeti. Diana Bardhi pedagoge në fakultetin e inxhinierisë së ndërtimit e ftuar në emisionin E-ZONE tha se mbështet idenë e një sigurimi me detyrim, por primi duhet të jetë i përballueshëm dhe i bazuar në analizë risku. “Nuk mund të vazhdohet me idenë se shteti do të mbulojë çdo dëm që vjen nga fatkeqësitë natyrore. Ndaj ky sigurim është i domosdoshëm. Por shuma e sigurimit duhet të jetë e përballueshme. Ajo s’mund të jetë njësoj si për një pronë në Korçë dhe për një...
Burimi:
sot.com.al