Siguria ushqimore në alarm/ KLSH: Produkte të pakontrolluara në treg

Siguria ushqimore në alarm/ KLSH: Produkte të pakontrolluara në treg

Auditimi më i fundit i Kontrollit të Lartë të Shtetit (KLSH) ndaj Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU) ka nxjerrë në pah probleme serioze në mënyrën se si kontrollohet siguria ushqimore në Shqipëri, nga një zinxhir i dobët dhe jo efektiv që lejon produkte të pasigurta të qarkullojnë lirshëm në treg. Një nga rastet më flagrantë sipas auditit të KLSH lidhet me një njoftim të ardhur nga sistemi europian i alarmit për ushqimin, RASFF. Ky sistem sinjalizoi praninë e një pesticidi të rrezikshëm, Tebuconazole në luleshtrydhe, në nivele disa herë mbi normat e Bashkimit Evropian. Megjithatë, KLSH nënvizon se Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) nuk ndërmori masa të menjëhershme për bllokimin apo asgjësimin e produktit. Në vend të reagimit urgjent, institucionet dështuan të ndalojnë përhapjen e tij...