Si u sulmua Kuvendi nga hakerat? Ekspertët e IT zbulon detajet: Kanë survejuar personat që kishin akses, mund të jenë..

Si u sulmua Kuvendi nga hakerat? Ekspertët e IT zbulon detajet: Kanë survejuar personat që kishin akses, mund të jenë..

Shqipëria u bë sërish pjesë e sulmeve kibernetike, kësaj here hakerat arritën të penetronin deri në serverat e postës elektronike të Kuvendit. “Ky është një dështim”, u shpreh eksperti i IT Erion Demiri. Grupi i hakerave “HomeLand Justice” ka pranuar autorësinë e sulmit, por ekspertët e IT mendojnë të kundërtën duke thënë se kësaj here goditja kompjuterike nuk erdhi nga Irani. “Duket i çuditshëm fakti që paçka që po ndodhin gjëra më të rëndësishme në terren në Iran, kemi një grupim të dedikuar kundër Shqipërisë”, u shpreh eksperti Demiri. “Nuk është e thënë që ka ardhur nga Irani, mund të jenë edhe grupime hakerash global të paguar për të krijuar sulme në Shqipëri”, u shpreh eksperti Tom Kallanxhi. Edhe pse në një reagim të kuvendit...