Burimi:
sot.com.al
Foto © sot.com.al
Si u grabitën taksat e shqiptarëve/ Ola Xama tregon skemën e “Bankers” për të çuar paratë jashtë
Gazetarja Ola Xama, e ftuar në një emision televiziv, ka shpjeguar një nga skemat që përdorete Bankers për të shmangur detyrimet në Shqipëri. “Çfarë bënte Bankers? Bënte skemën transfer pricing, pra Bankers kishte degën e vet këtu, mëmën në Kanada, të cilën edhe kinezët e mbajtën, në kohën e kinezëve u themelua edhe një kompani mëmë në Kinë. Kishte edhe disa degë të saj në parajsa fiskale, që janë juridiksione offshore, ku sigurohet anonimati i pronarit dhe kanë lehtësi fiskale. Kur Bankers shiste naftën për eksport ia shiste kompanisë mëmë në Kanada, jo me 60 dollarë që kishte fuçia, por e deklaronte sikur e shiste me 40 dollarë fuçia. Mëma në Kanada e shiste me 60 dollarë fuçia, duke mbajtur 20, këtu ngeleshin miliona euro...