Si tentoi të “blinte” Rama eurodeputetët me një darkë, ja ç’tha deputeti gjerman pas takimit me kryeministrin…
Një darkë në Tiranë mes kryeministrit Edi Rama dhe një delegacioni të Parlamentit Europian ka ndezur debat të fortë politik, pasi u interpretua si një përpjekje për të ndikuar në qëndrimet e eurodeputetëve përballë procesit të integrimit. Në qendër të vëmendjes ishte eurodeputeti gjerman Michael Gahler, pjesë e delegacionit të Komisioni për Punët e Jashtme i Parlamentit Europian, i cili pas takimit publikoi një reagim të drejtpërdrejtë. Ai e cilësoi Ramën si një politikan me përvojë të gjatë dhe plotësisht të vetëdijshëm për pushtetin që mban prej vitit 2013. Por përtej atmosferës së darkës, mesazhet e Gahler ishin të ashpra dhe të qarta. Sipas tij, Shqipëria nuk mund të konsiderohet ende “lider” në rrugën drejt BE-së, pasi sundimi i ligjit mbetet sfidë serioze. Ai theksoi...
Burimi:
sot.com.al