Si po e afron liqenin e Shkodrës më pranë statusit të UNESCO-s një projekt ndërkufitar i BE-së…

Si po e afron liqenin e Shkodrës më pranë statusit të UNESCO-s një projekt ndërkufitar i BE-së…

Pothuaj një shekull më parë, ujërat e qeta të liqenit të Shkodrës ishin të mbushura me varka të panumërta. Peshkimi, transporti, udhëtimi dhe komunikimi mes fshatrave si Shiroka, Zogaj, Kraja, Ljarja dhe Shestani mbështeteshin të gjitha te këto mjete lundrimi. “Sidomos të martave në mbrëmje dhe të mërkurave në mëngjes, të cilaat ishin ditë tregu në Shkodër, këto varka niseshin nga portet e ndryshme përreth liqenit drejt pazarit të Shkodrës”, shkruan Lec Shllaku, duke përshkruar flota varkash që transportonin mallra dhe pasagjerë, gjë që e bënte lundrimin po aq jetësor për banorët e liqenit, sa kuajt apo qerret në tokë.Shumica e varkave ishin ndërtuar nga vetë fshatarët, ndërsa të tjerat ndërtoheshin nga artizanë vendas, punishtet e të cilëve, ndodheshin përgjatë brigjeve të lumit Buna. Ujërat...