Si nisi konflikti ku u dhunua avokati i Ilir Metës,policia zbulon detaje nga ngjarja
Policia e Vlorës ka dalë me një njoftim zyrtar në lidhje me dhunimin e Avokatit Kujtim Cakrani, duke zbardhur të tjera detaje nga ngjarja e ndodhur në një pikë karburanti të qytetit bregdetar. Sipas “bluve” dyshohet se konflikti ka nisur në lidhje me mënyrën si ishte pozicionuar makina në karburant, ku pretendohej se kishte bllokuar mjete të tjera. Mandej konflikti verbal është përshkallëzuar, ku dy të rinjtë e kanë goditur avokatin fizikisht, duke i shkaktuar plagë në trup. Policia thotë se ka identifikuar automjetin me të cilin janë larguar dy agresorët. Më herët në një prononcim mediat avokati i ish-Presidentit Ilir Meta tha se është provokuar dhe është goditur nga pas, duke marrë dëmtime në kokë. Sipas Cakranit ngjarja nuk lidhet me konflikte të mëparshme. Në njoftimin...
Burimi:
opinion.al